Bota

Osmani drejtuar Borrell: Mos bëni deklarata të pabazuara dhe të njëanëshme

20 Tetor 2021, 15:59 Nga DOSJA
Osmani drejtuar Borrell: Mos bëni deklarata të pabazuara dhe të

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dalë ashpër kundër disa pikave në Progres-Raportin e Komisionit Europian për Kosovën, ku një ndër ato pika është edhe aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit. Gazeta Ekspress shkruan se Osmani kërkoi nga zyrtarët evropianë që t’i përkrahin aksionet kundër krimit dhe jo t’i kundërshtojnë ato. Osmani tha se KE në Raport thekson se për Kosovën mbretet sfidues luftimi i krimit dhe korrupsionit dhe mungesa e lirisë së shprehjes në veri të vendit. Duke cituar po ashtu Progres-Raportin e KE-së që sugjeron se duhet të merrem masa shtesë për të luftuar aktivitetet kriminale, Osmani tha se zyrtarët e BE-së duhet ta përkrahin Kosovën në këto çështje në të ardhmen.

“Ne kërkojmë nga të gjithë zyrtarët e BE-së që t’u qëndrojnë besnikë këtyre deklaratave, në mënyrë që saherë që institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës ta luftojnë krimin dhe kontrabandën në çdo cep të vendit tonë, përfshirë në veri, ta kemi përkrahjen e jo kundërshtimin e tyre. Qëndrimi im si presidente në lidhje me këtë është tashmë i qartë. Në luftë me krimin dhe korrupsionin nuk ka asnjë kompromis dhe kjo është dëshmuar tashmë”, theksoi Osmani.

Ajo u shpreh se shpreson që në të ardhmen zyrtarët e BE-së të mos bëjnë deklarata të njëanshme e të pabazuara, duke iu kundërpërgjigjur kështu Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili tha se Kosova duhet të mos marrë veprime të njëanshme.

“Shpresoj që në të ardhmën, zyrtarët e BE-së të mos bëjnë deklarata të njëanshme e të pabazuara, të cilat vetëm sa mund të rrisin tensionet e të pengojnë përpjekjet tona për sundim të ligjit në çdo cep të Kosovës. Mua më vjen mirë që sot ka pasur reflektim. Unë e mirëpres deklaratën e Z.Blinken….”, deklaroi Osmani.

LEXO EDHE: Progres-raporti i KE-së për Kosovën: Ka bërë progres të kufizuar

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni josep borrell progres-raporti i ke-së për kosoven vjosa osmani josep borrell progres-raporti i ke-së për kosoven vjosa osmani

Sondazh

Poll