Bota

Media Serbe: Ballkani Perëndmor prioritet në administratën e Joe Biden

20 Tetor 2021, 16:22 Nga DOSJA
Media Serbe: Ballkani Perëndmor prioritet në administratën e Joe

SERBI- Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një ndër çështjet prioritare në administratën e Joe Biden. Kështu është shprehur gazeta serbe Blic, në një shkrim të saj. Për ta bërë këtë shkrim, gazeta serbe është bazuar në emërimet e fundit të Biden për këtë rajon.

Emërimet e Biden janë: Kristofer Hill pritet të udhëheq ambasadën amerikane në Beograd, Gabriel Escobar i cili do të jetë zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit që do të merret me Ballkanin Perëndimor, Jeffrey M. Hovenier i cili pritet të zëvendësojë Philip Kosnettin në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. James O’Brien i cili është nominuar nga Biden si koordinator për politikat e sanksioneve dhe Michael Murphy i cili është një politikan me përvojë të madhe sa i përket politikës së jashtme amerikane.

Kjo pesëshe nga mediumi serb shihet si një ekip speciale që Joe Biden ka përzgjedhur për të gjetur zgjidhje sa u përket situatave në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni gabriel escobar james o’brien jeffrey m. hovenier joe biden kristofer hill philip kosnett gabriel escobar james o’brien jeffrey m. hovenier joe biden kristofer hill philip kosnett

Sondazh

Poll