Bota

Sulmi në Trepçë, Kurti: Nuk do të ketë asnjë individ e grup më të fuqishëm se shteti

20 Tetor 2021, 16:02 Nga DOSJA
Sulmi në Trepçë, Kurti: Nuk do të ketë asnjë

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar sulmin e dy ditëve më parë ndaj shefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani dhe drejtorit të administratës, Besim Haxhiu, në zyrat e kësaj ndërmarrjeje. Kurti u zotua se nuk do të lejojë asnjë grup apo individ që të ketë më shumë forcë se shteti. Ai shtoi se gjatë dy viteve të ardhshme po planifikohet të investohen mbi 70 milionë euro në këtë ndërmarrje.

“Na vjen shumë keq çfarë ka ndodhur, një sulm i organizuar e i dhunshëm mbi udhëheqjen por me këtë rast e dënojmë ashpër këtë sulm dhe nuk është në të mirën e askujt. Si kryeministër i vendit, zotohem se nuk do të ketë asnjë individ e as grup më të fuqishëm se shteti. E ata që dëshirojnë këtë, bien ndesh me ligjin. Sot erdhëm këtu në Trepçë që të takohemi me udhëheqësit e saj, diskutuam për situatën në Trepçë dhe mund të them se jam i inkurajuar me faktin që në muajin shtator ka pasur prodhim mbi 16 ton xehe në minierën e Stantërgut dhe mbi 4 mijë në atë të Kishnicës në Artanë, pra në total janë mbi 20 mijë tonë në muajin shtator. Në anën tjetër është lajm i mirë për Trepçën se çmimet në bursë janë ngritur, janë të larta si rrallë herë. Pra diku mbi 3 500 ton. Jemi të lumtur kur ishim në pranverë në Qeveri, e kemi dëshmuar se jemi shumë të interesuar për Trepçën dhe këtë e kemi bërë materialisht, ku në kushte gjendje pandemike, e kur ishim në gjendje shumë të vështirë edhe politike, ne i kemi ndarë mbi 7 milionë euro për Trepçën. Për dy vjet do të investojmë së paku 70 milionë euro” tha kryeministri Kurti.

Dy ditë më parë, Enis Abdurrahmani, shefi i ndërmarrjes “Trepça” dhe Besim Haxhiu, drejtori i adminstratës, u sulmuan fizikisht në zyrat e tyre. Për këtë sulm, Abdurrahmani akuzoi ish-shefin e Trepçës, Rafet Ibishin, duke thënë se kishte si qëllim dëmtimin e pronave të ndërmarrjes.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti enis abdurrahmani sulmi ne trepce albin kurti enis abdurrahmani sulmi ne trepce

Sondazh

Poll