Politike

VD-Vettingu i politikanëve, Basha: Le të fillojë nga unë

20 Tetor 2021, 12:08 Nga DOSJA
VD-Vettingu i politikanëve, Basha: Le të fillojë nga unë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është treguar i gatshëm që të nisë vetë i pari Vettingun e politkanëve. I pyetur në lidhje me këtë proces, Basha tha se ky Vetting është e vetmja gjë që mund ta ndajë politikën nga llumi. Kryedemokrati tha se ky proces mund të fillojë edhe nga vetë ai duke treguar se është i pari që pranon t’i nënshtrohet kontrollit të figurës dhe të pastërtisë.


Sipas Bashës, çdo politikan që nuk e justifikon pasurinë e tij, të familjarëve apo edhe të vetë ortakëve, duhet të largohet nga politika. Ai shtoi se vettingu i politikanëve do të bëhet në kushtet e proporcionalitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, dhe do të garantojë pastrimin e politikës nga krimi.

“Gjithë shqiptarët kanë një interes që vendi të ecë përpara. Politikanët e lidhur me krimin duhet të hiqen. Jepi SPAK resurset e nevojshme, fillojë me mua, me kreun e PD nëse ke frikë ta fillosh me kryeministrin.  Fillojë me mua vettingin e politikanë dhe çoje deri në fund. Kjo nuk është sfidë, por është e vetmja mënyrë për të ndarë baltën dhe thashethemet nga e vërteta. Nis kontrollin e pasurisë, merr sipas ligjit vendimet e duhura, largo nga politika politikanët e korruptuar, ose ata që nuk u mbajnë këllqet jepi mundësinë që të bëjnë aktin e denjë dhe të largohen nga politika,”- tha Basha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: VD- PD dorëzon amendamentet! Basha: Të largojmë llumin, Berisha, inferior para meje

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me gazetaret 20 tetor 2021 lulzim basha basha me gazetaret 20 tetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll