Politike

VD-KKIE/ Bardhi: Zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut nuk është prioritet

20 Tetor 2021, 10:16 Nga DOSJA
VD-KKIE/ Bardhi: Zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut nuk

TIRANË– Gazment Bardhi u shpreh ditën e sotme gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian se zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut nuk është prioritet. Ai tha se ishte vetë mazhoranca ajo e cila kërkoi në vitin 2018, që të shkurtohej gjysma e stafit mbështetës për organet e vettingut.


Gazment Bardhi: Vijojmë të quajmë ende sukses plotësimin e Gjykatave. Për fat të keq nëse do të vijojmë me këtë ritëm, do të vijojmë ta konsiderojmë sukses edhe në vitet në vijim plotësimin e Apelit. Dhe në fakt kjo nuk është ajo që presin qytetarët. Unë nuk jam dakort që anashkalohen prioritetet e Procesit të Integrimit. Përsa i përket zgjatjes së mandatit të organeve të Vettingut, nuk është prioritet sepse nuk ka asnjë ngërç kushtetues në atë drejtim. Kushtetuta dëshmon që ka zgjidhje. Ishte vetë maxhoranca që në vitin 2018 shkurtoi gjysmën e stafit mbështetës për organet e Vettingut. Numri i këshilltarëve u përgjysmua dhe thirrja e Opozitës për këtë gjë nuk u mor parasysh. Korrupsioni në vendin tonë ka kaluar në nivelet e kapjes së shtetit dhe kjo është një nga prioritetet reale ku duhet të fokusohemi.

LAJMI KRYESOR: VD-KKIE, Tabaku: Qeveria, faj që s’jemi në BE. Mazi: Ekziston regresi për negociatat

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll