Politike

VD-Vettingu i politikanëve, Basha: Të ndahen nga llumi, më bashkohet çdo socialist

20 Tetor 2021, 11:29 Nga DOSJA
VD-Vettingu i politikanëve, Basha: Të ndahen nga llumi, më

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha tha se Vettingu i politikanëve do të bëjë që ‘llumi’ të ndahet nga politika. Në një konferencë me gazetarët, Basha tha se që në fushatë, fjala e PD-së ka qenë ndryshimi.

Ai shtoi se nuk ka socialist të ndershëm që të mos i japë të drejtë kur shikon që në fund të muajit nuk ka para mjaftueshëm për familjen e tij. 


“Kemi fakte që ju mediat i keni publikuar. Kemi dhe akuza, në të dyja drejtimet. E pra, akuzat e paprovuara shërbejnë vetëm për të mbuluar këtë llum korrupsioni ku është zhytur një pjesë e politikës. Këtë që vlon nga kafet e qendrës së Tiranës deri në ato më të largëtat. Të gjithë ata që përmes këty masave duhet të largohen nga politika, do të largohet nga politka, nuk ka rëndësi nëse është demokrat apo socialist. Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase politike. Ndryshimi ka qenë kryefjala e fushatës tonë dhe do të bëhet me çdo kosto. Në Parlament do të shkojmë për të kthyer legjitimitetin. Ja ku janë hapat që po hedhim. Çdo politikan që nuk justifikon pasurinë, familja e madje edhe ortakët e tij, do të largohet nga politika dhe nuk ka rëndësi se cili është. Nuk ka socialist i ndershëm që të mos më japë të drejtë kur numëron kacidhet në fund të muajit, për të mos folur për demokratët. Llumi tranzicion mundohet të fshihet, janë njerëz që abuzojnë me besimin e dhënë nga partia e tyre,”- tha Basha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: VD- PD dorëzon amendamentet! Basha: Të largojmë llumin, Berisha, inferior para meje

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me gazetaret 20 tetor 2021 lulzim basha basha me gazetaret 20 tetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll