Politike

VD-Mbledhja Shqipëri-Kosovë! Xhaçka: Do mbahet javën e fundit të nëntorit

20 Tetor 2021, 11:34 Nga DOSJA
VD-Mbledhja Shqipëri-Kosovë! Xhaçka: Do mbahet javën e

TIRANË– Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se mbledhja mes Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillohet në javën e fundit të nëntorit dhe do të mbahet në Durrës. Xhaçka zbuloi se në atë mbledhje do të bëhet rikalimi i marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, të cilat janë 86.


Në fokus ishte mbledhja me Shqipëri Kosovë, do mbahet në javën e fundit të nëntorit, në javën e flamurit, do të bëhet një rikalim i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, 86 marrëveshje përgjatë gjithë kësaj periudhe. Vullneti është shprehur dhe gjatë takimit të Ramës në Kosovë. Takimi do zhvillohet në Durrës, po përpunohet për një kontribut të përbashkët. Në fokus ka qënë inventarizimi i të gjitha marrëveshjeve. Bëhet fjalë për marrëveshje që janë lidhur nënshkruar dhe zbatuar, të cilat do të diskutohen në mbledhjen e 7-të në fund të nëntorit. Synimi është që të ccojmë përpara këtë procces, për të identifikuar fusha të reja. Do të preken fusha të ndryshme, arsimi shkenca apo kultura. Prioritet do ti jepet fushave të reja për të lidhur marrëveshje të reja.’- tha Xhaçka.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike olta xhacka vendimet e qeverise 20 tetor 2021 olta xhacka vendimet e qeverise 20 tetor 2021

Sondazh

Poll