Politike

VD-Drejtoria e re antikorrupsion, Manja: Do shtrihet në 47 institucione!

20 Tetor 2021, 11:42 Nga DOSJA
VD-Drejtoria e re antikorrupsion, Manja: Do shtrihet në 47 institucione!

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zbuloi se ditën e sotme u kalua gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave vendimi për krijimin e drejtorisë së re antikorruptive në vend. Manja tha se kjo drejtori do të shtrihet në 47 institucione dhe do të ketë rrjet për profesionistët e fushës që do të merren me rastet korruptive.


‘Sot kaluam në qeveri vendimin për krijimin organizimin e rrjetetit të kordinatorëve të rrjetit antikorrupsion në Shqipëri. kjo është një nga hapat më të rëndëisishëm që ka ndërmarrë Shqipëria deri më sot. Vendimin e konsideroj si vullnet të qeverisë për të pasur një administratë eficente. Si shprehje e vullnetit të qeverisë, për të pasur një vend të së drejtës. Me vendimin e sotëm ridimensionohet një funksion i ri në ministrinë e Drejtësisë. Ky rrjet kordinatorësh kundër korrupsionit do të shtrihet në 47 institucione shtetëre, do ketë rrjet për profesionistë të fushës që do merren me rastet korruptive. Kjo agjensi kundër korrupsionit, do ushtrojë veprimtari parandaluese, do të hartojë strategji të qartë, veprimtari ndëshkuese, e treta do jetë ndërgjegjësuese, duke kryer trajnime të specializuara. Do sensibilizojmë qytetarët në vend. Thelbi do jetë një administratë e pastër dhe eficente.’-tha Manja.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ulsi manja vendimet e qeverise 20 tetor 2021 ulsi manja vendimet e qeverise 20 tetor 2021

Sondazh

Poll