Politike

VD-Vettingu, Soreca: Të mbyllet sa më shpejt, Shqipëria po bëhet pikë referimi

20 Tetor 2021, 08:06 Nga DOSJA
VD-Vettingu, Soreca: Të mbyllet sa më shpejt, Shqipëria po

TIRANË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u shpreh ditën e sotme se procesi i vettingut duhet të zgjatet. Teksa ishte në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama, Soreca shtoi se ky proces është shumë i rëndësishëm në Shqipëri pasi po bëhet një pikë referimi.


Pyetje: Para dia ditësh një nga juristët në Shqipëri tha se tituli në atë komision mund të ishte edhe Komisioni kundër komisionit apo Evropa kundër Evropës, ministra të tjerë kanë pohuar se nuk u është rekomanduar që të ndjekin modelin e drejtësisë që ka në Shqipëri.

Soreca: Mendoj se Komisioni Evropian është shumë i qartë përsa i përket drejtësisë në Shqipëri. Janë të njëjta parime, kur u mor vendimi kështu është marrë. Po jep rezultate dhe ky process duhet të zgjatet. Kështu po shihet edhe nga vende të tjera, por edhe në Ballkanin Perëndimor apo fqinjësinë më të gjerë. Mund të praktikohet në vende të tjera në të ardhmen, është e rëndësishme që të përfundojë Vettingu në Shqipëri pasi po bëhet pikë referimi.

LAJMI KRYESOR: Raporti i KE-së/ Rama: BE s’ka oreks për zgjerim, presim. Soreca: Luftoni krimin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama luigi soreca edi rama luigi soreca

Sondazh

Poll