Politike

VD-KKIE/ Vokshi: Skema e patronazhistëve të shkatërrohet, vota s’ishte e lirë

20 Tetor 2021, 09:43 Nga DOSJA
VD-KKIE/ Vokshi: Skema e patronazhistëve të shkatërrohet, vota

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi kërkoi ditën e sotme që skema e patronazhistëve të shkatërrohet. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, Vokshi u shpreh se po të kishin dalë të dhënat personale në Itali apo në ndonjë vend tjetër të Europës.


Pjesën e zgjedhjeve në raport e gjej të zbehtë, vërtet administrimi ka qenë i mirë, çdo numërues, komisioner, vëzhgues, të gjitha palët politike ndihmuan, por ka shumë problematika që nuk janë trajtuar dhe unë prisja personalisht mëshumë. Vota, duke qenë gjëja më e rëndësishme, duhet thënë, a është e lirë apo nuk është e lirë? Bazuar në raportet, vota nuk ishte e lirë. Pse? Seose u përfshi krimi i organizuar, paratë e korrupsionit, vota u shantazhua. Ne nuk kishim përballë forcën politike, kishim patronazhistët, qytetarët ishin vulnerabël. Çdo qytetar shqiptar ishte vulnerabël, edhe sot çdo familje është e tillë para bandave, para kompanive. Mendoni pak po të kishin dalë të dhënat personale në Italia apo në një tjetër vend të Evropës. Do kishte rënë shteti, do ishte rrëzuar. Ndaj kjo skemë duhet shkatërruar, të hetohet çdo person që ka qenë i përfshirë.’- tha Vokshi.

LAJMI KRYESOR: VD-KKIE, Tabaku: Qeveria, faj që s’jemi në BE. Mazi: Ekziston regresi për negociatat

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi keshilli kombetar i integrimit 20 tetor 2021 albana vokshi keshilli kombetar i integrimit 20 tetor 2021

Sondazh

Poll