Politike

VD-KKIE, Balla: Të mbahet konferenca ndërqeveritare, do bashkëpunojmë me Opozitën

20 Tetor 2021, 09:01 Nga DOSJA
VD-KKIE, Balla: Të mbahet konferenca ndërqeveritare, do

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla shpreson që brenda Krishtlindjeve të mbahet Konferenca ndërqeveritare. Gjatë këshillit të lartë të integrimit, Balla tha se rezultatet e KE-së janë të dukshme e se vullneti i mazhorancës do të mbetet i palëkundur. Balla shtoi se mazhoranca do të vijojë mbështetjen e zgjatjes së afateve të vetingut e se janë të hapur për të bashkëpunuar me opozitën.


Taulant Balla: Nëse rikujtojmë raportin për 2020 KE shprehet qartë për përmbushjen e kushteve dhe shpresoj që brenda krishtlindjeve të mbahet konferenca ndërqeveritare. Pavarësisht kësaj rezultat janë të dukshme dhe vullneti i kësaj mazhoranca mbetet i palëkundur dhe nuk jemi as ne dhe as opozita që janë një shumicë e madhe mbështesë e këtij procesi. Ne si mazhorancë kemi vullnet për progresin e sundimit të ligjit. Mazhoranca do të vijojë mbështetjen zgjatjes së afateve të vetingut dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën.

LAJMI KRYESOR: VD-KKIE, Tabaku: Qeveria, faj që s’jemi në BE. Mazi: Ekziston regresi për negociatat

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike keshilli kombetar i integrimit 20 tetor 2021 taulant balla keshilli kombetar i integrimit 20 tetor 2021 taulant balla

Sondazh

Poll