Politike

VD-Balluku: Nis pilotimi në 4 Bashki për energjinë inteligjente

20 Tetor 2021, 12:04 Nga DOSJA
VD-Balluku: Nis pilotimi në 4 Bashki për energjinë inteligjente

TIRANË– Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku deklaroi ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se ka kaluar projektvendimi për marrëveshjen mes kompanisë zviceriane dhe Këshillit për mbështetjen e Bashkive me energji inteligjente. Balluku u shpreh para gazetarëve të pranishëm se kjo marrëveshje do të nisë pilotimin në 4 Bashki të vendit, duke mos zbuluar se për cilat bëhet fjalë.


Gjatë mbledhjes, kaluam projektvendimin për marrëveshjen mes SEKOS zviceriane dhe Këshillit për mbështetjen e bashkive në energjinë inteligjente. Lidhet me energjinë, me kursimin që duhet treguar, kur sot merr kuptim më shumë se kurrë me krizën globale që vendi po përballet. Po përballemi me krizën, po gjejmë instrumentet për mbrojtjen e familjarëve dhe bizneseve të vogla. Sot kemi vështirësi në gjetjen e sasisë energjitike. Ne do ofrojmë çdo ditë energji elektrike pa shkëputje, sot e ofrojmë por ne po bëjmë përpjekje që të mos kemi shkëputje. Përdorimi me eficesë i saj, me asistencën e SEKOS do pilotojmë në 4 bashkitë e vendit, këtë projekt që synon eficencën energjitike. Duke filluar nga ndriçimi i rrugëve, te ujësjellësat, shkollat, spitalet. Qeveria shqiptare po punon çdo ditë për të siguruar të gjitha sasitë e nevojshme për tregun energjitike, fashat e familjarëve dhe i biznesit të vogël do jenë në mbrojtje. Bizneset e mëdha furnizohen nga tregu i lirë, nëse duan të kthehen te OSHEE dyert janë të hapura.’– tha Balluku.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belinda balluku vendimet e qeverise 20 tetor 2021 belinda balluku vendimet e qeverise 20 tetor 2021

Sondazh

Poll