Politike

Luan Baçi dha dorëheqjen! Basha komandon kreun e ri të degës së PD në Fier

20 Tetor 2021, 13:32 Nga DOSJA
Luan Baçi dha dorëheqjen! Basha komandon kreun e ri të

TIRANË– Agron Kapllanaj është komanduar si kryetari i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Fierit. Vendimi i marrë sot nga kryedemokrati Lulzim Basha do të qëndrojë në fuqi deri në ristrukturimin e kësaj dege.

Mësohet se Kapllanaj do të zëvendësojë Luan Baçin, i cili hoqi dorë nga posti për të garuar si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Baçi kishte paraqitur dorëheqjen muaj më parë për shkak se kandidoi në zgjedhje, por ai vijonte të mbante funksionet e Kryetarit, pasi nuk ishte caktuar apo deleguar asnjë emër tjetër. Agron Kapllanaj ishte kandidat i PD në Qarkun e Fierit, por renditej i shtati i listë, duke mos mundur që të thyente herësin për t’u futur në Kuvend si përfaqësues i qytetarëve.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron kapllanaj fier luan baci pd e fierit agron kapllanaj fier luan baci pd e fierit

Sondazh

Poll