Politike

VD-Patronazhistët, Rama: Krenar, s’u hyn në punë ID-ja, do kishim 77 mandate nëse…

20 Tetor 2021, 08:05 Nga DOSJA
VD-Patronazhistët, Rama: Krenar, s’u hyn në punë ID-ja, do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur ditën e sotme se është krenar për punën e patronazhistëve. Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Rama tha se patronazhizmi është infrastruktura e një partie politike për të fituar zgjedhjet.


Pyetje: Në progress raport përmendej keqpërdorimi i fondeve publike për blerjen e votës referuar patronazhistëve, a vazhdoni të jeni krenarë dhe a do të vijoni t’i përdorni në zgjedhje?

Edi Rama: Nga SHBA-të, Britaninë e Madhe, në Evropën Perëndimore, Lindore e Zelandë të Re nuk ka parti politike pa patronazhistë, patronazhimi është infrastruktura e një partie politike për të fituar zgjedhjet. Jam shumë krenar edhe më shumë seç isha përpara zgjedhjeve,. Pa ta nuk do të ishin një makineri e pathyeshme, por thjesht një foltore. Raporti flet për pretendime që po hetohen as për patronazhistë as për socialistë. Janë pretendime që po hetohen. Nuk do të zgjatem më tutje për të thënë që s’ka pasur asnjë keqpërdorim për asnjë të dhënë personale. Për shumë vende të BE-së kur flet për kartën e identitetit flet për të dhëna intime për personin, karta jonë nuk është e tillë. Të dhënat e target kanë qenë në internet prej vitesh, së treti ato nuk janë të vlefshme dhe nuk kanë asnjë peshë dhe nuk duhen në punën e patronazhistëve. Për çfarë duhet numri i kartës. Për këtë arsye nuk kemi pasur këto element, le t’i hetojnë, nuk ka problem. Jam shumë krenar, edhe më krenar seç ishim para zgjedhjeve, do kishim marrë 77 mandate nëse ata që na kanë votuar nuk do të kishin ngatërruar numrin e deputetëve me të partisë.

LAJMI KRYESOR: Raporti i KE-së/ Rama: BE s’ka oreks për zgjerim, presim. Soreca: Luftoni krimin

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama patronazhistet edi rama patronazhistet

Sondazh

Poll