Politike

VD-‘Nuk të hyn gjembi..’/Rama: Liria e shpifjes është në nivelin më të lartë në vend

20 Tetor 2021, 07:55 Nga DOSJA
VD-‘Nuk të hyn gjembi..’/Rama: Liria e shpifjes është

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme gjatë konferencës së përbashkët me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca se në Shqipëri, liria e shpifjes është në nivelin më të lartë. Rama shtoi se në vendin tonë media mund të thotë çfarë të dojë, duke mos i ‘hyrë gjëmbi’ në këmbë.


Rama: Kjo pyetje lidhur me lirinë e medias është mundësi e mire që tju themi se si duhet të adoptohen në përpjekjen që të bëheni pjesë e famijes. Unë nuk jam dakord me atë që thotë raporti, nëse ka një vend që mund të thuash çfarë të duash dhe nuk të hyn gjëmb në këmbë, është Shqipëria. Përgjegjësia ime dhe e jona është që të kuptojmë se në këtë familje ka disa koncepte dhe mënyra që ne duhet ti bëjmë tonat, unë e kam filluar nga vetja. Në progres raportin e 2021 unë nuk kam dhënë kontribut, nuk e kam bërë më parë me idenë që tju vej në pozitë të vështirë, e kam bërë si një individ që ndihet në të drejtë të vet por në fund të fundit, mua më takon të shtrëngoj dhëmbët,. Ambrozia mund ta dëshmojë, nuk kemi pasur asnjë problem. Antishpifjen ne nuk e kemi çuar më para, se për çfarë është shqetësimi nuk ekziston, nëse thonë për pavarësinë e TVSH, është më i pavarur, nuk ka komunikim, janë më të pavarur, këtu liria e shpifjes është në nivelin më të lartë.

LAJMI KRYESOR: Projekt-raporti i KE-së/ Rama: Progres udhërrëfyues për ne!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor edi rama luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor

Sondazh

Poll