Politike

VD-Raporti i KE-së, Rama: I kemi plotësuar kushtet, por s’ka oreks për zgjerim

20 Tetor 2021, 07:33 Nga DOSJA
VD-Raporti i KE-së, Rama: I kemi plotësuar kushtet, por s’ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se projekt-raporti i Komisionit Europian vërteton se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet. Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Rama u shpreh se te Komisioni Europian vendi ynë gjen një partner të drejtë që vlerëson progresin duke e bazuar në hulumtimin e fakteve në terren. Ai shtoi se BE për momentin nuk ka oreks për zgjerim.


Edi Rama: Raporti që marrim sot është një nga disa që kemi marrë ku Komisioni konfirmon edhe njëherë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të ndërmarrë së bashku me Bashkimin Evropian, diskutimin e anëtarësimit. Dua të theksoj se në gjejmë tek Komisioni Evropian një partner të drejtë, rigoroz që e vlerëson progresin duke u bazuar në hulumtimin e fakteve në terren. Për këtë arsye nuk ka, nuk gjendet në asnjë kryeqytet të vendeve anëtare një strukturë e ngjashme apo që mund ta konkurojnë delegacionin e Komisionit Evropian. Këtu bëhet fjalë për një skuadër të madhe që punon 24 orë në 7 ditë të javës. Kur dëgjojmë data, këto janë të gjitha politikë, nuk janë gjykime teknikë. Prandaj ky raport është udhërrëfyes. Të gjitha të tjerat janë interference në process me natyrë politike. Çohet një parlament andej, del një andej, vjen një grup deputetësh nga një anë, del një tjetër nga ana tjetër. Ne nuk mund të mos i marrim parasysh, por kuptojmë që në BE nuk ka oreks për zgjerim për momentin.

LAJMI KRYESOR: Raporti i KE-së/ Rama: BE s’ka oreks për zgjerim, presim. Soreca: Luftoni krimin

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor edi rama luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor

Sondazh

Poll