Politike

VD-Rama-gazetarëve: Do ju jap llogari! Nëse sillni prova Agjensia do shkrihet

20 Tetor 2021, 08:19 Nga DOSJA
VD-Rama-gazetarëve: Do ju jap llogari! Nëse sillni prova Agjensia do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama kërkoi nga gazetarët e pranishëm që të zhvillojnë një takim për të diskutuar mbi Agjensinë për media dhe informim. Rama mendon se gazetarët ende nuk e dinë funksionin e vërtetë të Agjensisë, ndaj kërkon që të mblidhet me gazetarët. Nëse këta të fundit do ti japin argumente atëherë ajo do shkrihet.


Pyetja e BIRN: Gjashtë organizata kanë kërkuar nga qeveria që të heqë dorë nga Agjensia për media informim, cili është qëndrimi juaj për këtë?

Soreca: Ne e kemi diskutuar gjatë për lirinë e fjalës, në raport do gjeni dhe përgjigje për jetën tuaj. Medias duhet ti jepet akses.

Rama: Sot kam vetëm një përgjigje, a e dini ju se ccafër është agjensia për median? Modestisht mendoj se nuk e keni idenë se për çfarë flisni, unë jam i gatshëm që t’ju pres personalisht, si të dëshironi ju, me magnetofon pa atë, të flasim ju të pyesni dhe ne tju japim llogari, ta kuptoni se kjo agjensi është e kundërta, është mekanizëm për të garantuar transparencën maksimale për ju. Nëse hasni problem me një institucion dhe pengoheni që të merrni informacion, ju do i drejtoheni këtij mekanizmi. Jam i gatshëm, kur të doni, kë të doni, që të vij para jush dhe t’ju jap llogari, se ka një keqkuptim shumë të madh, se para se të flisni shqip me qeverinë tuaj, mbushni botën me alarm fallco, me fantazma që nuk ekzistojnë. Nëse ju nga dialogu që do kemi, do të arrini në përfundim se kjo agjensi duhet hequr, do e heq,por pasi të sillni argumentat, nëse sillni një provë, agjensia do shkrihet. Media është e lirë unë jo, në të kundërt do të thoni na falni por ishte alarm fallco.

LAJMI KRYESOR: Raporti i KE-së/ Rama: BE s’ka oreks për zgjerim, presim. Soreca: Luftoni krimin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor edi rama luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor

Sondazh

Poll