Politike

VD-Vettingu i politikanëve dhe koalicionet, Rama:Më ndjeni, s’jap opinione pa dialog

20 Tetor 2021, 07:47 Nga DOSJA
VD-Vettingu i politikanëve dhe koalicionet, Rama:Më ndjeni,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk zgjodhi të komentojë ditën e sotme propozimet e Partisë Demokratike. Teksa ndodhej në konferencën për gazetarët së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, shtoi se nuk do të japë asnjë opinion para se të zhvillohet dialogu.


Pyetje: Komisioneri gjatë prezantimit e nënvizoi se nuk ka një numër të zyrtarëve të lartë të akuzuar dhe të dënuar per korrupsion, por a mund t’i jepni ju një dorë nëse pranoni propozimin e Partisë Demokratike për Vettingun e politikanëve? Do të ishte kjo një mënyrë për të ndihmuar drejtësinë? Dhe pyetje tjetër lidhet po me propozimin e PD-së, tani që e fituat mandatin e tretë dhe u rikonfirmohet që PS-ja është forcë e parë, a do të pranoni të ktheni koalicionet?

Edi Rama: Besoj se nuk është etike që të komentoj këtu këto propozime duke pasur parasysh që kemi dhënë disponim total për të diskutuar në mënyrë serioze për të diskutuar në procesin e dialogut që duhet të ushqehet me vullnet të mirë mes palëve. Do më ndjeni që të mos jap opinion para se të zhvillohet dialogu. Natyrish të kemi mundësinë rë ballafaqojmë opinionet tona me palën tjetër, duke dëgjuar dhe duke kërkuar të dëgjohemi. Cilësia e një bashkëjetese nuk përcaktohet nga sa shpesh biem dakort, por nga mënyra se si nuk biem dakort. Tjetër të mos biesh dakort duke u shpjeguar, tjetër duke u kapur për flokësh. Dëshiroj t’i japim një shans të plotë dialogut, Opozita ka bërë 3 propozime, mund të bëjë dhe më shumë, kemi detyrën tu japim mundësinë të diskutojmë.

LAJMI KRYESOR: Raporti i KE-së/ Rama: BE s’ka oreks për zgjerim, presim. Soreca: Luftoni krimin

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama parlamenti europian per ballkanin perendimor edi rama parlamenti europian per ballkanin perendimor

Sondazh

Poll