Politike

VD-Rama: M.V e ka marrë statusin e kandidiatit, kur Zaev ishte në gjimnaz

20 Tetor 2021, 08:17 Nga DOSJA
VD-Rama: M.V e ka marrë statusin e kandidiatit, kur Zaev ishte në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se Shqipëria do të vazhdojë të bëjë punën e saj në mënyrë që të përmbushë kërkesat për tu integruar në BE. Ndërkohë, ai shton se Maqedonia e Veriut, ka marrë statusin e kandidatit për integrim kur Zaev ishte akoma në gjimnaz, duke treguar se ata kanë shumë vite që ende janë në pritje për anëtarësimin në BE.


Pyetja: A duhet që Shqipëria të ndërmarrë një reformë tjetër të madhe siç ishte ajo në drejtësi që ne të sigurojmë një raport tjetër të 4-të pozitiv?

Rama: Nuk është e gatshme kur të thonë bëj këtë e bëj atë, dhe kur i bën të thonë shiko.. në fund kur i ke kapërcyer del një tjetër që bllokon një tjetër dhe të thonë prit. Por nga ana tjetër Maqedonia e V, e ka marrë statusin e kandidatit kur kryeministri i tyre ishte në gjimnaz, ka dhe më keq, durim se ne kemi punën tonë. E keni dëgjuar këtë se ju jeni të vegjël, kur shkoi Loro Borici në Kinë, se ne e kemi cuar futbollin në Kinë, kur po stërviteshin filloi shiu, kinezët ikën me vrap, ku shkoni i tha, shiu, shiu ka punën e vet ne punën tonë. KE ka punë e vet ne punë  tonë, ata nuk dëgjojnë komisionin të na dëgjojnë ne. Shiu ka punën e vet ne tonën.

LAJMI KRYESOR: Raporti i KE-së/ Rama: BE s’ka oreks për zgjerim, presim. Soreca: Luftoni krimin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor edi rama luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor

Sondazh

Poll