Politike

VD-Raporti i KE-së,Soreca:Lufta ndaj krimit të organizuar, thelbësore për Integrimin

20 Tetor 2021, 07:41 Nga DOSJA
VD-Raporti i KE-së,Soreca:Lufta ndaj krimit të organizuar,

TIRANË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca deklaroi ditën e sotme gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, se Shqipëria ka përparuar dhe ka bërë punë të mjaftueshme. Soreca shtoi se vendi ynë ka bërë luftë ndaj krimit të organizuar dhe ka ngritur struktura duke kryer arrestime. Ndërsa për lirinë e të shprehur, ambasadori tha se duhet të vijojë vetërregullimi i mediave online, mirëpo kjo duhet siguruar dhe nga qeveria e parlamenti.


Luigi Soreca: Shqipërisë i janë dhënë meritat aty ku ka përparuar dhe i është vënë në dukje që duhet të bëjë më shumë punë aty ku nuk ka bërë mjaftueshëm. Ne theksojmë edhe njëherë që konferenca ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më parë. Shqipëria ka bërë luftë kundër krimit të organizuar dhe ka ngritur struktura, ka bërë arrestime. Puna për sundimin e ligjit duhet të vijojë dhe presim që të ketë një bilanc historik. Shqipëria është 100% në përputhje me politikat e BE-së dhe të sigurisë. E përgëzojmë për arritjet e bëra. Më lejoni të flas për një çështje që duhet shprehur dhe njëra këtu është liria e të shprehurit. Këto mënyra kundër gazetarëve nuk duhet të vijojë. Vetërregullimi i mediave online duhet të sigurohet që edhe qeveria e Parlamenti që të gjitha rregullat duhet të jetë në përputhje me Komisionin e Venecias. Procesi i Vettingut dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni janë thelbësore për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

LAJMI KRYESOR: Raporti i KE-së/ Rama: BE s’ka oreks për zgjerim, presim. Soreca: Luftoni krimin

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor edi rama luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor

Sondazh

Poll