Politike

VD-Rama: Shqipëria i ka arritur rezultatet, BE jo

20 Tetor 2021, 07:59 Nga DOSJA
VD-Rama: Shqipëria i ka arritur rezultatet, BE jo

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se BE-ja nuk po arrin rezultatet dhe jo Shqipëria, gjatë konferencës në Kryeministri për progres-raportin e KE-së. Përballë gazetarëve, Rama u shpreh se vendi ynë i ka arritur rezultatet mirëpo është Bashkimi Europian ai i cili nuk po i arrin. Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se vendi ynë do vazhdojë të bëjë punën pavarësisht problemeve të brendshme të BE-së.


‘Ka një nuancë që ka filluar si rezultat në procesin e veprimit, i kemi arritur rezultatet, është BE që nuk po arrin rezultat, KE e ka thënë se jemi gati të ulemi në tavolinë. Ne i kemi arritur rezultatet, nëse vazhdojmë procesin e reformave dhe KE që është gjykatësi i vetëm sipas meje, objektiv, se të tjerët janë subjektivisht të influencuar, nëse ne vazhdojmë të bëjmë përparim, nuk i bëjmë se do marrim provime atje dhe do kalojmë lumin, i bëjmë që të bëhemi më mirë. Pavarësisht se çfarë ndodh atje, e rëndësishem është çfarë ndodh këtu. E zejmë se BE bën këtë punë dhe 10 vite të tjera, çfarë do bëjmë ne, do i lëmë punët…kujtoni se do humbasin punën, ne këtë e bëjmë për veten tonë. Në këtë proces BE është i pazëvendësueshëm se na ndihmon me instrumentat, se si bëhen këto punë që kanë të bëjnë me ngritjen e shtetti. Na ndihmon me gjykimet dhe financimet, rezultatet i shikojmë në dy anët. BE duhet të japë llogari, që ka tre vjet që merr nga Komisioni se sot Shqipëria duhet të jetë në tavolinë dhe nuk paraqitet, pse nuk paraqitet… gjërat kanë llogjikën e tyre në BE dhe ne duhet ta pranojmë, nuk duhet të humbasim pasioin tonë për përfshirjen në atë familje që sot ka probleme.’– u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Projekt-raporti i KE-së, Rama del në konferencë me Soreca-n

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor edi rama luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor

Sondazh

Poll