Politike

Soreca i dorëzon Nikollës Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë

20 Tetor 2021, 07:43 Nga DOSJA
Soreca i dorëzon Nikollës Progres-Raportin e Komisionit Evropian

TIRANË– Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti ditën e sotme Ambasadorin e BE-së, z. Luigi Soreca, i cili i dorëzoi Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Nikolla u shpreh se vlerësimet pozitive që përmban ky progres raport janë të merituara për Shqipërinë.

“Progres Raporti dhe vlerësimet pozitive që përmban si edhe rekomandimi për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021 janë të merituara nga Shqipëria. Për integrimin evropian punohet përditë dhe reformat integruese u shërbejnë qytetarëve shqiptarë. Kuvendi do të intensifikojë punën për plotësimin me sukses të të gjitha kushteve dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik të procesit të integrimit evropian”, tha Nikolla.

Në progres raportin e KE-së për Shqipërinë, të publikuar ditën e djeshme u rekomandua hapja e negociatave për Shqipërinë, pasi i ka plotësuar kushtet.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Projekt-raporti i KE-së, Rama del në konferencë me Soreca-n

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lindita nikolla luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor lindita nikolla luigi soreca parlamenti europian per ballkanin perendimor

Sondazh

Poll