Sport

Tuchel për Lukakun dhe mungesën e golave të tij: “Ai është i lodhur mendërisht…”

19 Tetor 2021, 16:46 Nga DOSJA

ANGLI – Thomas Tuchel po përgatit ndeshjen e Champions League kundër Malmoe, i vetëdijshëm se sytë e të gjithë tifozëve të Londrës do të jenë te Romelu Lukaku, i cili nuk ka shënuar për më shumë se një muaj:

“Bashkëlojtarët e tij ende duhet të mësohen që e kanë atë në ekip, – tha trajneri i Chelsea në konferencën për shtyp para natës së ndeshjes evropiane. – Unë mendoj gjithashtu, se Romelu ka luajtur shumë ndeshje gjatë verës, madje edhe me ekipin kombëtar, deri në Nations Leaguen e fundit. Për të do të thotë shumë të luajë për vendin e tij, kështu që ai e merr angazhimin shumë seriozisht.

Pastaj kur gjërat nuk po shkojnë mire, kjo e lodh atë pak mendërisht. Jo aq shumë sa të shqetësohemi, por ai me siguri sapo të gjejë ritmin e tij, do të jetë mire. Gjithsesi tani është e vështirë të gjykosh nëse ai vërtet ka nevojë për pushim, apo nëse duhet mbajtur në fushë.”

Lukaku ka shënuar në ndeshjet e tij debutuese në Premier League dhe Champions League kundër Arsenalit dhe Zenit, shënoi dy herë kundër Aston Villa në ditën e katërt të kampionatit, por më pas u ndal. Chelsea i ka fituar dy ndeshjet e fundit në Premier dhe aktualisht është në krye të tabelës, edhe pse trajneri gjerman nuk fsheh disa vështirësi:

“Lojtarët, në përgjithësi, e kanë të vështirë të ruajnë entuziazmin, si dhe formën. Kjo është situata dhe sigurisht që nuk është asgjë e re. Ndër të tjera, një ndalesë e re do të vijë së shpejti dhe kjo do ta bëjë gjithçka edhe më të vështirë, sepse ne luajmë në Premier League, liga më e ashpër në botë. Kjo është arsyeja pse unë nuk ndihem në siklet nga fitoret edhe me një diferencë të vetme goli, mjafton të fitojmë pikë në ndeshje të vështira, siç ndodhi me Brentford dhe Southampton.

Megjithatë është e rëndësishme të mos jemi shumë kritikë ndaj vetes. Çdo sezon ka momentet e tij të vështira. Stresi i akumuluar ndihet: ne udhëtojmë shumë, duhet të ndryshojmë nga hoteli në hotel. Ka vetëm pak kohë për të kaluar disa orë me familjen, sepse rifillojmë përsëri duke ndryshuar vendin, mjedisin, garën. Unë jam një mbështetës i cilësisë dhe besoj se kjo nuk mund të bëhet: luhet shumë futboll në shumë gara”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aston villa brentford dhe southampton champions league kundër malmoe kundër arsenalit dhe zenit nations leaguen në konferencën për shtyp premier league romelu lukaku thomas tuchel trajneri i chelsea aston villa brentford dhe southampton champions league kundër malmoe kundër arsenalit dhe zenit nations leaguen në konferencën për shtyp premier league romelu lukaku thomas tuchel trajneri i chelsea

Sondazh

Poll