Sport

Koeman e pranon: “Ne nuk mundemi të pretendojmë për të fituar Champions League”

19 Tetor 2021, 16:13 Nga DOSJA
Koeman e pranon: “Ne nuk mundemi të pretendojmë për të

SPANJE –Me lojtarët që kthehen nga dëmtimet ne do të jemi në gjendje të garojmë, po. Por ne nuk mund të presim që të fitojmë Champions League këtë vit.”

Kështu është shprehur Ronald Koeman në prag të ndeshjes së Barcelonës kundër Dynamo Kiev. “Ne po përpiqemi, – shtoi trajneri, – të arrijmë nivelin e skuadrave të tjera, me lojtarët e rinj dhe me lojtarët që kthehen nga dëmtimet. Jemi në rrugën e duhur, por ka ende dallime”.

“Blaugranët” vijnë nga dy humbje në ndeshjet e para në grupin E: kundër Bayern Munich dhe Benficas, të dyja me nga 3-0. “Ne po luajmë për të ardhmen tonë në Champions League. Pas humbjes së dy ndeshjeve të para, duhet të fitojmë, nuk ka zgjidhje tjetër. Ne duhet të fitojmë për të ruajtur shanset tona për kualifikim në raundin e 1/16-ave”, shtoi trajneri gjatë konferencës shtypit para kësaj ndeshjeje.

Nesër, të mërkurën e 20 tetorit, Barcelona, në orën 18:45, do të presë në “Camp Nou” skuadrën e Dynamo Kiev, ndeshje kjo që do të gjykohet nga arbitri francez Turpin, i cili drejtoi edhe ndeshjen Shqipëri-Poloni, për eliminatore për botërorin “Katar 2022”. Kalanasit renditen të fundit në grup me zero pike, ndërsa ukrainasit para tyre, pasi kanë barazuar 0-0 me Benfican.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league dynamo kiev francezi turpin kundër bayern munich dhe benficas në “camp nou” në prag të ndeshjes së barcelonës ronald koeman champions league dynamo kiev francezi turpin kundër bayern munich dhe benficas në “camp nou” në prag të ndeshjes së barcelonës ronald koeman

Sondazh

Poll