Sport

“Nuk na kërkuan falje”! Stafi polak zbulon debatin dhe prapaskenat në “Air Albania”

19 Tetor 2021, 16:32 Nga DOSJA
“Nuk na kërkuan falje”! Stafi polak zbulon debatin dhe

SHQIPËRI-Takimi mes Polonisë dhe Shqipërisë zhvilluar në “Air Albania” do të mbahet mend për atë episod të minutës së 76′ kur ndaj Swideskit vërshuan shishet, gjë që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, pasi bëhej fjalë për një gjest të përsëritur, megjithatë pas një paralajmërimi, skuadrat u rikthen në fushë për të luajtur pjesën e mbetur të lojës.

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ajo përballje, polakët nuk e kanë harruar atë moment.Jakub Kviatkovský zëdhënësi për shtyp i Polonisë është rikthyer të flasë për atë episod.

“Që në fillim të ndeshjes, atmosfera në stadium ishte shumë e nxehtë. Si fillim shqiptarët fërshëllyen himnin kombëtar të Polonisë. Atmosfera negative u përshkallëzua pas golit në të 77-ën, kur shishet dhe objektet e tjera ranë në formë breshëri mbi kokat e polakëve.
Nuk ishin një, dy, tri, por dyqind shishe. Edhe pas incidentit, ata kishin një mëri, askush nga stafi shqiptar dhe nga futbollistët nuk na kërkuan ndjesë për atë shëmti”.

Kviatkovský zbuloi prapaskenat e tunelit në ndeshjen e luajtur në Tiranë kur dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes për të bërë një pushim të detyruar. “Ata ishin të mërzitur me qëndrimin tonë ndaj gjyqtarit”.

Dikush na bërtiti: ‘Çfarë po bën, çfarë po bën? Pse po largoheni nga fusha? Pse nuk doni të luani? Keni frikë?’ Unë i bërtita: ‘Çfarë po bën? Çfarë bëjnë tifozët tuaj? Gjyqtari ndaloi ndeshjen dhe urdhëroi të shkonim në dhomën e zhveshjes, kështu që ne zbritëm’”, përfundoi ai.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport polonia shqiperia polonia shqiperia

Sondazh

Poll