Aktualitet

Viktima e 2! Aksidentohet për vdekje 61-vjeçari në Shkodër

19 Tetor 2021, 07:45 Nga DOSJA
Viktima e 2! Aksidentohet për vdekje 61-vjeçari në Shkodër

SHKODËR– Një 61-vjeçari është aksidentuar për vdekje mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme. Mësohet se mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues N. G., 54 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën udhëtonte 61-vjeçari.

Si pasojë e përplasjes 61-vjeçari ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat. Ky është viktima e dytë vetëm për ditën e sotme, në mëngjes ndodhi gjithashtu një aksident rrugor në Lezhë, ku vdiq një 67-vjeçar.

Njoftimi nga policia:

Rreth orës 06:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme, mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes 61 vjeçari ka ndërruar jetë. Shtetasi N.G, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtjeshme.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne shkoder aksident ne shkoder aksident me vdekje ne shkoder aksident ne shkoder

Sondazh

Poll