Sport

Brdariç: “Jam i lumtur. Besuam që nga sekonda e parë që jemi të aftë për ta fituar”

18 Tetor 2021, 20:44 Nga DOSJA
Brdariç: “Jam i lumtur. Besuam që nga sekonda e parë

SHKODER Trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç, padyshim ka qenë i lumtur pas ndeshjes së sotme ndaj Dinamos, teksa skuadra e tij ka fituar me rezultatin e thellë 6-3. Në mikrofonin e “Supersport” ai tregoi se u kishte thënë futbollistëve të tij, që kur të shënoheshin 3 gola mesatarisht për ndeshje, do të ishte i lumtur.

“Pikë së pari, urime ekipit tim. Kishte shumë dëshirë sot dhe ne e besuam që nga sekonda e parë që jemi të aftë për ta fituar. E kishim harruar që kishim fituar 5-3 me Laçin”.

Golat e pësuar? “Duhet të shoh ndeshjen pas 2-3 orësh me qetësi, e jam i sigurt që do të gjej ndonjë gabim, por si fillim jam i lumtur për ne, fansat, jemi krenarë për mënyrën se si shënuam 6 gola e fituam këtë ndeshje”.

I kënaqur me ecurinë? “Para ndeshjes gjithçka ishte në balancë mes dy ekipeve. Ndoshta ne mund të kishim 4 pikë më shumë, ndaj është entuziazmuese si e mbajtëm këtë ndeshje sot se të dy ekipet duan të shkojnë në majë. Ne jemi të dytët dhe mendoj se sot e kemi arritur këtë objektiv që kishim. Ne ende po ndërtojmë Vllazninë e re dhe çdo gjë vjen me kohë. Duhet të jemi të duruar që nga fillimi. Por jemi mirë, nuk e fituam ndeshjen sot. Kemi punuar në dy javët e fundit shumë të përqendruar për zhvillimin dhe rezultatin që treguam sot”.

Goli më i bukur? “Jam i lumtur me të gjithë golat. Golat më të thjeshtë janë më të mirët. Kemi krijuar sot aq shumë shanse dhe uroj ekipin por sidomos sulmuesit që shënuan sot. Kemi punuar mbi finalizimin, kemi vuajtur disa herë që nuk kemi qenë efektivë, por sot treguam një pamje të mirë dhe sot ishte e shkëlqyer. I kam thënë lojtarëve që kur jemi të aftë të shënojmë mesatarisht 3 gola në ndeshje, do të jemi të lumtur. Kanë filluar të besojnë në këtë dhe më vjen mirë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ndaj dinamos po ndërtojmë vllazninë e re supersport thomas brdaric. ndaj dinamos po ndërtojmë vllazninë e re supersport thomas brdaric.

Sondazh

Poll