Aktualitet

Vrasja e Eri Zefit, Prokuroria kërkon 30 vite burg për Alinë, nxorri mikun në pritë

19 Tetor 2021, 07:10 Nga DOSJA
Vrasja e Eri Zefit, Prokuroria kërkon 30 vite burg për Alinë,

LEZHË– Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënim me 30 vite burg për Mikel (Gjovalin) Alinë, i cili akuzohet se nxorri në pritë të mikun e tij të fëmijërisë, Eri Zefi, ngjarje e ndodhur më 2 tetor të vitit 2019. Mësohet se konkluzionet përfundimtare janë nxjerrë nga Prokurori Erjon Shehaj. Ky i fundit e ka depozituar kërkesën në duart e Gjykatës, e cila pritet të marrë vendimin.

Referuar dosjes hetimore, 42-vjeçari, i cili ishte edhe miku i fëmijërisë së Zefit, e ka nxjerrë në pritë, gjë që është provuar përmes pamjeve filmike dhe bisedave telefonike.

Megjithatë, vrasja mendohet të jetë kryer nga dy persona të tjerë, që ende nuk janë identifikuar edhe pas hetimeve. I vetmi person që mund t’i vendosë ata para drejtësisë është Aliaj, por ai nuk ka pranuar që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

34-vjeçari Eri Zefi u gjet i vdekur në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës. Hetimet zbuluan se se krimi erdhi si pasojë e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës Eri Zefi, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca. Ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet eri zefi mikel alia vrasja e eri zefit eri zefi mikel alia vrasja e eri zefit

Sondazh

Poll