Sport

“Çmenduri” në Shkodër! 9 gola në “Loro Boriçi”, spektakël dhe 3 pikë për Vllazninë

18 Tetor 2021, 20:24 Nga DOSJA
“Çmenduri” në Shkodër! 9 gola në “Loro

SHKODER – Ashtu siç pritej, Vllaznia dhe Dinamo, dhuruan një spektakël të vërtetë në mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi”, në mbyllje të javës së 5-të të Abissnet Superiores. Nëntë gola të shënuar, në të dy portat, ku kuqeblutë shkodranë realizuan 6 herë në portën e bluve kryeqytetas, duke arritur fitoren e bukur 6-3, me golat më të shumtë, të shënuar në një ndeshje deri tani në këtë kampionat.

Fitorja e skuadrës së Brdariç, përveçse impresionuese, me plot emocione dhe intriga, ishte mëse e merituar. Komplimente meritojnë edhe dinamovitët, të cilët u përpoqën gjatë gjithë lojës të sfidojnë shkodranët, por në fund “u dorëzuan” dhe pranuan humbjen.

Ishin miqtë e Dinamos, ata të cilët kaluan të parët në epërsi, me anë të Ibraimit (5’). Shkodranët barazuan me Diagne (16’), për ta mbyllur pjesën e parë në 2-1 për ta, pas golit të shënuar nga Djurdjeviç (34′).

Në 45 minutat e dyta, u realizuan 6 gola, ku shkodranët përherë ishin në epërsi. Aralica (55′) u çoi shifrat në 3-1, Ibraimi (65’) nga pika e penalltisë ngushtoi në 3-2, sërish shënon Aralica (70′) dhe 4-2. Skuka (72’) realizon dhe intrigon me 4-3.

Por këtu përfundon për dinamovitët, që “dorëzohen” dhe befasohen nga golat e Jonuzit (83’) dhe Mustedanagiç (96’), ku Latifi, i cili edhe pse nuk shënoi, ishte një nga “shërbyesit” më të mirë të shokëve të skuadrës së tij.

pic.twitter.com/QHOjHk0r4f

— News video (@Newsvideo13) October 18, 2021

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport brdaric javës së 5-të të abissnet superiores loro borici miqtë e dinamos shkodranet vllaznia dhe dinamo brdaric javës së 5-të të abissnet superiores loro borici miqtë e dinamos shkodranet vllaznia dhe dinamo

Sondazh

Poll