Aktualitet

Abuzime me tenderat/ Juliana Hoxha ankohet tek AMA: Nuk jam arrestuar asnjëherë

18 Shkurt 2019, 20:29 Nga DOSJA
Abuzime me tenderat/ Juliana Hoxha ankohet tek AMA: Nuk jam arrestuar

TIRANE– Ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha është ankuar tek Autoriteti i Mediave Audiovizive se lajmet për arretimin dhe gjykimin e saj janë krejtësisht të pavërtetë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Hoxha ka pretenduar se këto lajme janë abuzive dhe tendencioze. Ish-zyrtarja e ministrisë së Drejtësisë thotë se këto shkrime kanë dëmtuar imazhin e saj.

Disa ditë më parë, prokuroria njoftoi se Juliana Hoxha u arrestua e më pas u la në arrest shtëpie së bashku me të tjerë zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë për abuzime me 5 tendera të këtij dikasteri në vitet 2016-2017, në kuadër të operacionit të zhvilluar më datë 6 shkurt.  (Lexo të plotë).

Dëmi, sipas prokurorisë kap vlerën e disa miliona eurove. (Lexo këtu) Hoxhës më pas iu ndryshua masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzime me tenderat ne ministrine e drejtesise juliana hoxha masa e gjykates per zyrtaret petrit vasili skandali per tenderat ylli manjani abuzime me tenderat ne ministrine e drejtesise juliana hoxha masa e gjykates per zyrtaret petrit vasili skandali per tenderat ylli manjani

Sondazh

Poll