Politike

Vetëm kjo i kishte mbetur pa parë! Kryeministri Edi Rama hap llogari në “TikTok”

17 Tetor 2021, 17:17 Nga DOSJA
Vetëm kjo i kishte mbetur pa parë! Kryeministri Edi Rama hap llogari

TIRANË– Vetëm kjo kishte mbetur…dhe e hapi! Kryeministri Edi Rama ka hapur një kanal zyrtar në rrjetin social “Tik Tok”, duke u bërë pjesë e komunitetit më në zë të momentit. Pasi ka krijuar nga një llogari në Facebook, Youtube, Tëitter, Instagram por edhe në Netflix dhe HBO, të cilat i përdor me ëndje, duke se nuk i ka rezistuar tendencës më të fundit.

Fillimisht ai ka ka postuar një video nga vizita e tij disa javë më parë në Labovën e Kryqit si dhe një tjetër video të shkurtër nga një prej skulpturave që ka realizuar, duke i vendosur edhe një muzikë tijën origjinale.

Emri i llogarisë së tij është ediramatiktok, ndërsa edhe këtu nuk ka asnjë person që e ndjek. Ose të paktën ende nuk ka gjetur ndonjë që ta impresionojë…Tani do të mësojë se batutat e tij janë të mbipërdorura në këtë rrjet social.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama edi rama në tik tok edi rama edi rama në tik tok

Sondazh

Poll