Politike

Komisioni Hetimor për 25 prillin, nesër zhvillohet mbledhja e parë

17 Tetor 2021, 13:03 Nga DOSJA
Komisioni Hetimor për 25 prillin, nesër zhvillohet mbledhja e

TIRANË– Komisoni Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të mblidhet ditën e nesërme në orën 15:00. Ishte Partia Demokratike ajo e cila kërkoi ngritjen e komisionit hetimor për atë që quajnë ‘masakrën’ e bërë në zgjedhjet e 25 prillit. Deputetët të cilët do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor, do të kenë mundësi të mblidhen që të nesërmen për të vazhduar punë me pikat të cilat kanë diskutime sa i përket shkeljeve që mund të jenë konstatuar.

Rendi i ditës:

-Deklarimi i konstituimit të Komisionit Hetimor dhe prezantimi i anëtarëve të tij.
-Deklarimi i qëllimit të ngritjes së Komisionit.
-Përcaktimi i detyrave të Komisionit.
-Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së brendshme të funksionimit të Komisionit Hetimor.
-Zgjedhja e Sekretarit të Komisionit.
-Vlerësimi i të dhënave paraprake, që përbëjnë plan paraprak hetimi dhe deklarimi i hapjes së hetimit.
-Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit.

‘Balkanweb’ raporton se Komisioni Hetimor përbëhet nga 15 anëtarë, të cilët janë:

-Enkelejd Alibeaj Kryetar PD
-Toni Gogu Zëvendëskryetar PS
-Klotilda Bushka anëtare PS
-Blerina Gjylameti anëtare PS
-Aurora Mara anëtare PS
-Klevis Xhoxhi anëtar PS
-Nasip Naço anëtar PS
-Petro Koçi anëtar PS
-Bardhyl Kollçaku anëtar PS
-Gazmend Bardhi anëtar PD

-Oerd Bylykbashi anëtar PD
-Ferdinand Xhaferraj anëtar PD
-Ervin Salianji anëtar PD
-Kreshnik Çollaku anëtar PD
-Petrit Vasili anëtar deputet i pavarur

-Xhemal Qefalia anëtar zëvendësues PS
-Etjen Xhafaj anëtar zëvendësues PS
-Arbi Agalliu anëtar zëvendësues PD
-Lindita Metaliaj anëtare zëvendësuese PD

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni hetimor per zgjedhjet e 25 prillit zgjedhjet e 25 prillit komisioni hetimor per zgjedhjet e 25 prillit zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll