Aktualitet

Morën pjesë në protestën e opozitës, shkarkohet nënkryetarja e PDIU-së në bashkinë e Tiranës dhe 2 zyrtarë të tjerë

18 Shkurt 2019, 20:16 Nga DOSJA
Morën pjesë në protestën e opozitës, shkarkohet

TIRANË- Ditën e sotme nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU, është shkarkuar nga detyra për shkak të pjesëmarrjes së saj në protestën e dhunshme të organizuar nga opozita të shtunën. (Lexo ketu)

Mësohet se veç Mesitit u shkarkua edhe drejtori i tregjeve, Sokol Hysa, po ashtu i propozuar nga radhët e PDIU.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se përveç tyre është shkarkuar nga detyra edhe Drejtoresha e Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, Arba Zaçe.

Mesiti dhe Hysa ishin ende në Bashki pas koalicionit në zgjedhjet e 2015. Shkarkimi i tyre ka ardhur që në orët e para të mëngjesit, firmosur nga kryebashkiaku Veliaj.

(a.m/f.g. dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arba zace kozeta mesiti pdiu shkarkim nga detyra sokol hysa zyrtaret e pdiu arba zace kozeta mesiti pdiu shkarkim nga detyra sokol hysa zyrtaret e pdiu

Sondazh

Poll