Bota

Zgjedhjet në Kosovë, Isa Mustafa: Dështim i referendumit të Kurtit dhe Osmanit

18 Tetor 2021, 10:54 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, Isa Mustafa: Dështim i referendumit të

KOSOVË- Pas përfundimit të numërimit të 99% të votave për zgjedhjet e djeshme lokale në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës në raundin e parë të zgjedhjeve ka fituar dy komuna dhe ka shkuar në balotazh në 9 të tjera.

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se këto zgjedhje janë “Referendumi i dytë” brenda një viti, apo siç e quan ai “Referendum që e rrëzoi atë të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit”.

Në një prononcim për Gazetën Express, Mustafa ka deklaruar se këto zgjedhje kanë dëshmuar paqëndrueshmërinë e rezultateve nga zgjedhjet e përgjithshme.

Ishte ky “Referendumi i dytë” gjatë këtij viti. Ose Referendum që e rrëzoi referendumin e Albinit dhe Vjosës. Në fakt këto zgjedhje dëshmuan paqëndrueshmërinë e rezultateve nga zgjedhjet e përgjithshme dhe e vunë në dyshim të plotë bazueshmërinë e këtij rezultati”,- ka deklaruar Mustafa.

Ish-kreu i LDK-së thotë së është fatale që Lëvizja Vetëvendosje dhe lista “Guxo” të mos e fitojnë asnjë komunë.

Është fatale që VV me Guxo brenda saj të mos e fitojnë asnjë komunë, duke ndenjur ulur në Presidencë, Qeveri dhe Parlament!?”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa shprehet se fitorja e LDK-së pritet në disa komuna të cilat kanë shkuar në balotazh, ndërkohë ështv i bindur se kandidati i LDK-së në Prishtinë, Përparim Rama, do ta mposhtë Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“LDK u tregua vitale në këto zgjedhje. Disa votues konfirmuan se mund të mashtrohen për një kohë të shkurtër por jo gjatë. Është pritur të fitohen më shumë komuna në këtë raund por janë krijuar kushtet që ato të fitohen me balotazh. Jam i bindur se do të fitohet edhe Prishtina, edhe Podujeva dhe komunat që i ka pasur më herët LDK. LDK ka kuadro të mrekullueshme në komuna, ka përkushtim dhe përgjegjësi”, ka deklaruar Mustafa.

Rezultatet paraprake e nxjerrin LDK-në fituese në Komunën e Pejës dhe të Lipjanit, ndërkohë që kandidatët e saj në Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Fushë Kosovë, Vushtrri, Viti, Istog, Junik dhe Dragash, do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet lokale në Kosovë! 21 komuna në balotazh, LVV nuk fiton asnjë (REZULTATET)

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni albin kurti isa mustafa vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 albin kurti isa mustafa vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll