Bota

Detaje nga vrasja në Podujevë, dyshohet se ndodhi për motive pronësie

18 Tetor 2021, 09:54 Nga DOSJA
Detaje nga vrasja në Podujevë, dyshohet se ndodhi për motive

KOSOVË-Detaje të reja kanë dalë sot për vrasjen e 41-vjeçarit në fshatin Batllavë të Podujevës.

Siç bëjnë me dije burime të besueshme të Expressit brenda Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës, vrasja dyshohet se ka ndodhur për probleme pronësore. Ndërsa i dyshuari dhe viktima janë kushërinjë mes vete.

Policia ka konfirmuar se viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, arrestimi i të dyshuarit B.B.,  47 vjeç  u bë në fshatin Gërdovc të Podujevës.

Të njëjtit, i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, është thënë në njoftimin e policisë./Express/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni policia e kosoves vrasje ne podujeve vritet 41 vjecari ne kosove policia e kosoves vrasje ne podujeve vritet 41 vjecari ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 18 Tetor 2021, 09:22

Ambasadori francez përjashtohet nga Bjellorusia

BJELLORUSI– Ambasadori i Francës në Bjellorusi është larguar nga vendi pasi autoritetet në Minsk kërkuan që ai të largohej të hënën, tha ambasada franceze...