Bota

Kryeministri spanjoll i rikthehet premtimit: Prostitucioni do të jetë i paligjshëm

18 Tetor 2021, 10:06 Nga DOSJA
Kryeministri spanjoll i rikthehet premtimit: Prostitucioni do të jetë

SPANJË– Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez duke folur me mbështetësit në fund të kongresit tre-ditor të Partisë Socialiste në Valencia, u zotua të dielën se do të kriminalizojë prostitucionin në vend pasi tha se kjo praktikë “skllavëron” gratë.

Sipas BBC, prostitucioni u dekriminalizua në Spanjë në 1995 dhe në 2016-ën OKB-ja vlerësoi se industria e seksit në vend vlente 3.7 miliardë euro. Një sondazh i vitit 2009 zbuloi se deri në 1 në 3 burra spanjollë kishin paguar për seks.

Sidoqoftë, një raport tjetër i botuar në 2009 sugjeroi që shifra mund të jetë deri në 39% dhe një studim i Kombeve të Bashkuara në 2011 përmendi Spanjën si qendrën e tretë më të madhe për prostitucion në botë, pas Tajlandës dhe Porto Rikos.

Prostitucioni aktualisht nuk është i ndaluar në Spanjë dhe nuk ka ndëshkim për ata që ofrojnë shërbime seksuale të paguara sipas dëshirës së tyre për sa kohë që nuk bëhet në hapësirat publike. Industria ka lulëzuar që nga dekriminalizimi i saj dhe zakonisht vlerësohet se rreth 300,000 gra punojnë si prostituta në Spanjë.

Vitet e fundit janë rritur shqetësimet domethënëse rreth potencialit që gratë të trafikohen në punë seksuale. Në vitin 2017, policia spanjolle identifikoi 13 mijë gra në bastisjet kundër trafikimit, duke deklaruar se të paktën 80% e tyre po shfrytëzoheshin kundër vullnetit të tyre nga një palë e tretë.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota pedro sánchez pedro sánchez

Sondazh

Poll

Bota 18 Tetor 2021, 09:22

Ambasadori francez përjashtohet nga Bjellorusia

BJELLORUSI– Ambasadori i Francës në Bjellorusi është larguar nga vendi pasi autoritetet në Minsk kërkuan që ai të largohej të hënën, tha ambasada franceze...