Bota

21 komuna në Kosovë shkojnë në balotazh, raundi i dytë zhvillohet pas katër javësh

18 Tetor 2021, 09:48 Nga DOSJA
21 komuna në Kosovë shkojnë në balotazh, raundi i dytë

KOSOVË– Pas numërimit të gati 99% të votave në zgjedhjet lokale të mbajtura ditën e djeshme në Kosovë, tashmë në 21 komuna do të mbahet raundi i dytë pasi asnjë kandidat nuk ka siguruar fitoren.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 17 komuna kanë zgjedhur kryetarët e tyre për mandatin e radhës, në raundin e parë ndërsa 21 të tjera kanë dalë në balotazh.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 plus një për qind të votave, atëherë KQZ-ja duhet të organizojë raundin e dytë mes dy kandidatëve që kanë fituar më shumë vota. Sipas këtij Ligji, raundi i dytë mbahet katër javë pas mbajtjes së raundit të parë.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet lokale në Kosovë! 21 komuna në balotazh, LVV nuk fiton asnjë (REZULTATET)

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Bota 18 Tetor 2021, 09:22

Ambasadori francez përjashtohet nga Bjellorusia

BJELLORUSI– Ambasadori i Francës në Bjellorusi është larguar nga vendi pasi autoritetet në Minsk kërkuan që ai të largohej të hënën, tha ambasada franceze...