Bota

Lumi del nga shtrati, 24 viktima në Indi, mes tyre 5 fëmijë

18 Tetor 2021, 10:41 Nga DOSJA
Lumi del nga shtrati, 24 viktima në Indi, mes tyre 5 fëmijë

INDI – Të paktën 24 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve. Pesë fëmijë janë në mesin e të vdekurve.

Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet pasi disa persona janë ende të zhdukur. Shumë shtëpi i ka marrë uji dhe njerëzit janë bllokuar në rajonin Kotajam në shtetin Kerala.

Incizimet nga ajo zonë kanë shpërfaqur një autobus me pasagjerë duke u shpëtuar pasi rrotat janë bllokuar në ujë. Kotajam dhe Iduki janë dy rajonet e prekura më së keqi. Disa ditë me mot të tillë kanë rezultuar edhe me rrëshqitje të dheut. Shumë helikopterë janë duke u përdorur për të dërguar furnizime në zonat ku janë bllokuar njerëzit, kanë thënë zyrtarët. Mijëra persona janë evakuuar dhe mbi 100 kampe të shpëtimit janë krijuar në shtetin Kerala, kanë thënë autoritetet.

Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë të dielën se ka folur me autoritetet e këtyre zonave rreth situatës së krijuar.

“Është ditë e rëndë që kanë vdekur shumë persona për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut në Kerala. Ngushëllimet e mia për familjarët”, ka thënë Modi.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota indi kryeministri i indisë narendra modi narendra modi permbytje ne indi indi kryeministri i indisë narendra modi narendra modi permbytje ne indi

Sondazh

Poll