Bota

Dorëzohen 21 ankesa në PZAP, LVV dhe PDK kanë numrin më të lartë të tyre

18 Tetor 2021, 10:27 Nga DOSJA
Dorëzohen 21 ankesa në PZAP, LVV dhe PDK kanë numrin më

KOSOVË– Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nga dita e djeshme deri sot ka pranuar 21 ankesa lidhur me procesin e djeshëm zgjedhor në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku i cili ka thënë  se natyra e ankesave varion, nga thyerja e heshtjes zgjedhore, thirrje për të votuar përmes SMS-ve dhe rrjeteve sociale etj.

“Ju informoj se dje ne ditën e zgjedhjeve te 17 tetorit 2021 PZAP-i ka pranuar 21 ankesa nga subjekte te ndryshme politike natyra ete cilave ka qenë: Thyerje e heshtjes Zgjedhore – Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në FB, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, thirrje për të votuar përmes rrjetit social FB, vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit, postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social në FB, shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social FB dhe thyerje e heshtjes zgjedhore – thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve ne rrjete sociale Instagrami etj”,- ka deklaruar Desku.

Në një prononcim për Telegrafin, ai ka bërë të ditur se ankesa kanë parashtruar LVV, LDK, PDK dhe të tjera.

Iniciative e Re Demokratike e Kosovës – IRDK kundër Partisë Liberale Egjiptiane – PLE, 1 ankesë, LVV kundër LDK-së, 6 ankesa, LDK kundër LVV-së 3 ankesa, LVV kundër AAK –së 1 ankesë, LVV kundër IQ për Obiliqin- 2 ankesa, PDK kundër “Lista e Pavarur” Bekim Jashari – 6 ankesa, BIRNI kundër LVV-së 1 ankese LVV-së dhe, BIRNI kundër LDK-së 1 ankesë”,- ka thënë Desku.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet lokale në Kosovë! 21 komuna në balotazh, LVV nuk fiton asnjë (REZULTATET)

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni mulë desku pzap kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 mulë desku pzap kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Bota 18 Tetor 2021, 09:22

Ambasadori francez përjashtohet nga Bjellorusia

BJELLORUSI– Ambasadori i Francës në Bjellorusi është larguar nga vendi pasi autoritetet në Minsk kërkuan që ai të largohej të hënën, tha ambasada franceze...