Bota

‘Të preferuarit e Ndranghetas’, kapen kanabis dhe brejtës të ngrirë në Itali

18 Tetor 2021, 10:03 Nga DOSJA
‘Të preferuarit e Ndranghetas’, kapen kanabis dhe brejtës

ITALI – Policia italiane zbuloi të shtunën në një fermë në Reggio Calabria, Itali, më shumë se 700 bimë kanabis si dhe 235 brejtës të ngrirë të mbajtur në frigorifer.

Sipas Italy24, gjatë një kontrolli të zonës dhe ndërtesave përreth policia gjeti gjithashtu edhe kafaze me të mbushura më një lloj specieje të veçanteë brejtësi. Disa prej tyre ishin vrarë dhe ruheshin të ngrirë në frigoriferë të mëdhenj. Tre persona u arestuan në vend.

Grupet për mbrojtjën e kafshëve të egra thonë se brejtësi i pjekur shërbehet për të nderuar gangsterët e rangut të lartë në bankete të organizuara nga klani i fuqishëm mafioz kalabrian ‘Ndrangheta’. Gjuetarët i kapin në mënyrë të paligjshme speciet e mbrojtura kryesisht gjatë natës në pyjet e kodrave Aspromonte dhe i shesin ato tek mafiozët dhe restorantet, sipas organizatës italiane të mbrojtjes së kafshëve të egra Lipu.

Thuhet se bosët e ‘Ndrangheta’, kumbarë dhe udhëheqës të klaneve, marrin vendimet e tyre më të rëndësishme përpara një pjate të tillë. Brejtësi i pjekur ishte një delikatesë në Romën e lashtë. Ata majmeshin në kafaze para se të gëlltiteshin, u hiqej lëkura dhe i mbushnin me mish derri, fara pishe, hudhër dhe më pas i piqnin. Ende hahen në Kroaci dhe Slloveni.

Klani ‘Ndrangheta’ është një nga grupet më të pasura kriminale në botë, që vepron nga Kalabria në Italinë jugore. Prej vitesh, ata kanë sjellë kokainë nga Amerika Latine dhe kanabis nga Afrika e Veriut në Evropë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni itali karabinierët mafiozet e ndraghettas ndragheta itali karabinierët mafiozet e ndraghettas ndragheta

Sondazh

Poll

Bota 18 Tetor 2021, 09:22

Ambasadori francez përjashtohet nga Bjellorusia

BJELLORUSI– Ambasadori i Francës në Bjellorusi është larguar nga vendi pasi autoritetet në Minsk kërkuan që ai të largohej të hënën, tha ambasada franceze...