Sport

Barcelona përmbys Valencian dhe arrin një fitore morali në prag të “El Clasicos”

18 Tetor 2021, 05:04 Nga DOSJA
Barcelona përmbys Valencian dhe arrin një fitore morali në prag

SPANJE – Barcelona ka fituar 3-1 ndeshjen e javës së 8-të në “Camp Nou”, të dielën në mbrëmje ndaj Valencias. Ansu Fati, Memphis Depay dhe Philippe Coutinho shënuan për triumfin e “blaugranëve” dhe rrjedhimisht ia lehtësuan presionin trajnerit Ronald Koeman,

Të parët që kalon në epërsi ishin miqtë nga Valencia, që në minutën e 5-të teksa realizoi Jose Gaya. Shifrat në 1-1 u barazuan Ansu Fati në minutën e 13-të, pas një asisti të Memphis Depay.

Më pas, holandezi Depay shënoi me penallti në minutën e 41-të, duke e çuar rezultatin në 2-1, për t’i lënë radhën Coutinho, në minutën e 85-të, që të vuloste rezultatin përfundimtar dhe fitoren 3-1 për Barcelonën.

Në këtë ndeshje që ngjalli entuziazëm te katalanët, nga minuta e 87-të debutoi edhe Sergio Aguero me fanelën e Barçës. Sulmuesi argjentinas, i cili iu bashkua me “blaugranët” në verë, ka qenë i dëmtuar, prandaj edhe debutimi i tij u shty kaq gjatë.

Pas kësaj ndeshjeje, Barcelona është e shtata në La Liga me 15 pikë nga tetë ndeshje. Valencia ka nëntë ndeshje dhe me 12 pikët e grumbulluara renditet e nënta.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ansu fati barcelonën camp nou la liga memphis depay philippe coutinho sergio aguero valencias ansu fati barcelonën camp nou la liga memphis depay philippe coutinho sergio aguero valencias

Sondazh

Poll