Sport

Mbyllet në barazpeshë 1-1 pjesa e parë e përballjes Teuta-Tirana

17 Tetor 2021, 19:00 Nga DOSJA
Mbyllet në barazpeshë 1-1 pjesa e parë e përballjes

ELBASAN – Eshtë mbyllur në barazim pjesa e parë mes Teutës dhe Tiranës, ndeshje që po zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit.

Pa u nxehur ende motorrët e sfidës është Redon Xhixha që zhbllokon ndehjen që në minutën e parë.

Qirko grushton goditjen e Toshevskit, por topi shkon sërish te Xhixha, që këtë herë e ka të lehtë ta shtyjë në rrjetë dhe t’u japë avantazhin bardhebluve.

Megjithatë avantazhi baredhblu nuk zgjat shumë, pasi në minutën e 16-të një goditje standard e ekzekutuar mirë nga Kallaku shkon te Ivanovic, që gjuan saktë me kokë, duke e dërguar në rrjetën e portës së Bekajt.

Me shifrat 11 u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes që përball kryesuesit e Superiores.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll