Sport

Wanda largohet nga Parisi, Icardi në depresion: nuk paraqitet në stërvitje me PSG

17 Tetor 2021, 17:27 Nga DOSJA
Wanda largohet nga Parisi, Icardi në depresion: nuk paraqitet në

PARIS-Moment i keq për Mauro Icardin. Divorci i papritur mes Wanda Nara-s dhe Mauro Icardit duket se do të ketë shumë pasoja. Sulmuesi argjentinas është prekur nga situata dhe ditën e sotme, lojtari nuk është shfaqur në stërvitje.

Sipas L’Equipe, Mauro Icardi ka shfaqur probleme mendore pas këtij divorci, që ka ardhur si rrufe në qiell të hapur për lojtarin. Sulmuesi mungoi në stërvitjen e PSG këtë të dielë në mëngjes, vetëm dy ditë para se skuadra e tij të përballet me Leipzig në raundin e tretë të Champions League.

Wanda duket kështu se është larguar tashmë nga Parisi së bashku me fëmijët, pas thyerjes së raportit, e dëshmuar në rrjetet sociale, me burrin e saj Mauro, i cili dyshohet se e tradhtoi me aktoren argjentinase,Eugenia Suarez.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport icardi psg wanda nara icardi psg wanda nara

Sondazh

Poll