Sport

VIDEO / Ndërpritet ndeshja Newcastle-Tottenham, lojtarët i shkojnë në ndihmë tifozit

18 Tetor 2021, 06:08 Nga DOSJA
VIDEO / Ndërpritet ndeshja Newcastle-Tottenham, lojtarët i

ANGLI – Në ndeshjen mes Newcastle United dhe Tottenhamit në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier, ndodhi një moment tejet i frikshëm.

Në minutën e 40-të kur rezultati i takimit ishte 2-1 për Spurs, ndeshja u ndërpre.

Sergio Reguilon dhe Eric Dier iu afruan me shpejtësi gjyqtarit për t’i kërkuar ta ndalonte për një moment përballjen.
Mbrojtësi spanjoll bëri me shenjë nga tribunat se një tifoz ka rënë pa ndjenja dhe i duhej ndihmë.

Stafi mjekësor mori leje nga gjyqtari që të nxitonte dhe të shkonte afër tifozit që t’i jepej ndihma e parë.
Aty u mësua se ai ka pësuar sulm në zemër dhe do duhej më shumë kohë që të trajtohej.

Ai u dërgua me ndihmë të shpejtë në spital, derisa gjendja e tij ende nuk është bërë e ditur, ndërsa sfida mes Newcastle United dhe Tottenhamit vazhdoi për shtatë minuta lojë shtesë.

Much respect. @ericdier @sergio_regui ???? pic.twitter.com/iatO6ufw41

— Gila Bola (@AbangGilaBola) October 18, 2021


B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #erik dier kampionati anglez newcastle premier league tottenham #erik dier kampionati anglez newcastle premier league tottenham

Sondazh

Poll