Sport

Partizani duhet ende të presë për fitoren e parë në kampionat, Kukësi i…

17 Tetor 2021, 16:57 Nga DOSJA
Partizani duhet ende të presë për fitoren e parë në

TIRANË- Partizani dhe Kukësi detyrohen të ndajnë nga një pikë në “Air Albania”. Takimi zhvilluar për javën e 5-të të Kategorisë Superiore përfundoi 1-1, në një përballje ku dy skuadrat e kishin të vështirë të hidheshin në aventurë.

Pjesa e parë u karakterizua nga problemet teknike, ku fillimisht u raportua një problem në sistemin VAR dhe për disa minuta loja vijoi pa të, ndërsa më pas pati edhe një ndërprerje 3-minutëshe për shkak të fikjes së prozhektorëve të stadiumit, megjithatë skuadrat u rikthyen në dhomat e zhveshjes në barazim pa gola.

Në pjesën e dytë Partizani gjeti avantazhin në minutën e 65′ me anë të Carës, ndërsa verilindorët barazuan me anë të brazilianit Feijao.

pic.twitter.com/oWSAUPkY91

— News video (@Newsvideo13) October 17, 2021

pic.twitter.com/lpcUC3TEsK

— News video (@Newsvideo13) October 17, 2021


Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi rezultatin 1-1, me Partizanin që do të duhet të presë ende për të shijuar fitoren e parë dhe Kukësin që lë paskrahëve humbjen ndaj Teutës, për t’u ngjitur në kuotën e 8 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kukesi partizani kukesi partizani

Sondazh

Poll