Sport

VIDEO / Bayern Munchen i shkrin “Aspirinat”, fiton 5-1 në Leverkusen

17 Tetor 2021, 16:48 Nga DOSJA
VIDEO / Bayern Munchen i shkrin “Aspirinat”, fiton 5-1 në

GJERMANI – Bavarezët dëshmuan se nuk kanë sfidantë të denjë në garën për titull në Bundesligë. Në javën e 8-të, Bayern Munche shpartalloi 5-1 në transfertë Bajer Leverkusen, duke dëshmuar se është forca kryesore në futbollin gjerman.

Gjithçka u zhvillua në harkun e 37 minutave. Dy herë Lewandowski (3’ dhe 30’), më pas Muller (34’) dhe dy herë Gnabry (35’ dhe 37’), ishin autorët e pesë golave dhe të leksionit bavarez të skuadrës së Nagelsmann.

Në fundin e ndeshjes, do të ishte Patrik Schick (85’), i cili do të realizonte golin e flamurit për skuadrën e “Aspirinave”, të cilët me 16 pikët e grumbulluara pozicionohen në vendin e tretë në renditjen e Bundesligës.

Sakaq, në ndeshjet e tjera të javës së 8-të të Bundesligës, janë arritur këto rezultate: Hoffenheim – FC Cologne 5-0, Borussia Dortmund – Mainz 3-1, Eintracht Frankfurt – Hertha Berlin 1-2, Union Berlin – Wolfsburg 2-0, Freiburg – RB Leipzig 1-1, Greuther Fürth – Bochum 0-1, Borussia M’gladbach – Stuttgart 1-1. Renditjen e kryeson Bayern Munche me 19 pikë, një më tepër se sa Borussia Dortmund.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bajer leverkusen bayern munche borussia dortmund lewandowski patrik schick bajer leverkusen bayern munche borussia dortmund lewandowski patrik schick

Sondazh

Poll