Aktualitet

Zjarri në Astir/ Lëndohen dhe dy fqinjët, banorët: I dëgjuam duke bërtitur

17 Tetor 2021, 11:39 Nga DOSJA
Zjarri në Astir/ Lëndohen dhe dy fqinjët, banorët: I

TIRANË– Dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar nga zjarri që i mori jetën Hava Osmënajt në Astir. Mirela dhe Jurgen Guri, nënë e bir kanë mbetur të lënduar nga zjarri i rënë në apartamentin pranë banesës së tyre. Apartamenti i tyre ndodhet një kat më lart banesës së familjes Osmënaj, ndërsa zjarri ka deportuar edhe në katin sipër. Mirela dhe Jurgeni ndodhen në Spitalin e Djegieve Plastike në Tiranë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gjendja shëndetësore e Klodianit është e rëndë.

Po është shkrumbuar. Pllakat në korridor, tavani. Ne jemi komshij, aq njihemi. Dëgjohej nga muret zhurma. Nuk është se folte me njeri ai. Nga ora 3 apo kater, është ndier duke bërtitur. Kur e kishte ndez kishte hap derën. Po të kishin dashur me dalë kishin dalë se dera ishte e hapur. Kanë ardhur 4-5 herë policët po nuk ia hapte derën ai. Ishte shumë inteligjent. Asigjo deri më tani. Është investim i madh aty. Vetëm policia që vinte, e mbajshin 1 muaj apo dy javë. Qetësohej për pak kohë. Se di si mund ta linin mes njerëzve. Ne s’mund t’i mbajmë fëmijët brenda se është një budall në pallat. Ishalla po na ndihmon kush, sederi tani as bashkia as shteti”, tha një nga fqinjët për ‘Faxweb’.

 

Një orë e gjys ka vonuar zjarrfikësja. Nuk pranonte të ngjitej lart. Të merren masa për këta persona të tilla që janë lirshëm. Ndërsa ata na thonin në telefon atë avaz keni ju“, tha një tjetër.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e ditës së shtunë rreth orës 05:40, në zonën e Astirit. Ishin fqinjët të parët që ndjenë tymin dhe njoftuan policinë dhe forcat zjarrfikëse. Zjarri u vu nga Klodjan Osmënaj, 36-vjeçari që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky detaj është konfirmuar edhe nga zjarrfikësit, të cilët kanë nisur me hetimet për të mësuar mënyrën që ka përdorur i riu. E moshuara është futur për ta nxjerrë djalin e saj por nuk mundi, ndaj u hodh nga dritarja e katit të tretë, vendim që rezultoi fatal për të.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet hava osmënaj klodian osmënaj zjarri ne astir hava osmënaj klodian osmënaj zjarri ne astir

Sondazh

Poll