Aktualitet

Tragjedia në Qerret! Punonjësi i pishinës: E dezinfektova me klor (DETAJET)

17 Tetor 2021, 09:31 Nga DOSJA
Tragjedia në Qerret! Punonjësi i pishinës: E dezinfektova me klor

TIRANË– Punonjësi i hotelit në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistët rusë ka qënë ai që është përballur me trupat e pajetë. Ai ka deklaruar se turistët kishin kontaktuar hotelin dhe kishin kërkuar që të bëhej gati zona e SPA, që ata të shplodheshin, kur të ktheheshin nga vizita disa orëshe në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë dëshminë e ka dhënë dhe punonjësi i cili merrej me pastrimin e pishinës. Ai ka deklaruar se ditën e premte e kishte larë pishinën, zbrazur ujin dhe ka përdorur klor për ta dezinfektuar në mënyrë që të ishte e përdorshme për turistët.

“Punonjësit e hotelit janë dëshmitarët kyç të kësaj ngjarjeje, hetimet e së cilës janë shtrirë në tre shtete. Ka qenë punonjësja e recepsionit, që ka gjetur të pajetë turistët. E rëndësishme është edhe dëshmia e punonjësit të pishinës, që deklaron se pishina ka qëndruar e mbyllur për afro një javë. Një natë më parë turistët kanë kontaktuar hotelin dhe kanë kërkuar që të bëhej gati zona e SPA, që ata të shplodheshin pasi të ktheheshin nga vizita disa orëshe në Maqedoni të Veriut. Ai thotë se në orët e para të mëngjesit të së premtes e ka larë pishinën, ka zbrazur gjithë ujin, e ka larë me furçë, ka përdorur klorin për ta dezinfektuar dhe e ka bërë gati, që ta përdornin turistët”, raporton gazetarja Lala për “Balkanëeb”.

Ajo tregoi se katër familjarët janë gjetur të pajetë në pishinën dimërore të hotelit, dhe jo në saunë.

Janë marrë kampionët e ujit dhe të klorit të përdorur në pishinë, si dhe është matur cilësia e ajrit nga ekspertët. Pista kryesore është ajo e asfiksisë nga klori, por po shihet dhe teza e një helmimi të mundshëm. Ndërkohë, nuk është gjetur gjurmë e ndonjë substance narkotike apo alkooli, përveç një shishe birre të hapur, duke hedhur poshtë dyshimet për mbidozë, ndaj dhe dyshimet kryesore janë për asfiksi.

Dy gra dhe dy burra u gjetën të pajët natën e 14 tetorit brenda saundës së hotelit “Gloria Palaçe” në Qerret. Dosja.al raportoi e para se çifti i bashkëshortëve Nataliia dhe Sergei Burenkov përkatësisht 58 dhe 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç janë gjetur të pajetë në dhomën e saunës të resortit luksoz, rreth orës 23:00.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova nataliia burenkova sergei burenkov 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova nataliia burenkova sergei burenkov

Sondazh

Poll