Aktualitet

Arrestohen dy të rinjtë nga Turqia në Rinas, tentuan të kalonin me letra false

17 Tetor 2021, 10:26 Nga DOSJA
Arrestohen dy të rinjtë nga Turqia në Rinas, tentuan të

TIRANË– Dy të rinj janë ndaluar në Rinas ditën e sotme pasi tentuan që të kalonin kufirin me dokumente të paligjshme. Të rinjtë, me origjinë nga Turqia do udhëtonin me itinerarin Rinas-Genevë, me pashaporta të falsifikuara. Të rinjtë e moshave 27 dhe 28-vjeç, u ndaluan nën akuzën “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve. Tentuan të kalonin kufirin me dokumenta të falsifikuara, vihen në pranga 2 shtetas turk. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë kaluar për verifikim të pashaportave të shtetasve turk O. C, dhe M. D, të cilët do të udhëtonin me itinerar Rinas-Genevë. Gjatë verifikimeve, të dyja pashaportat e shtetasve të lartpërmendura kanë rezultuar të falsifikuar. Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. C, 27 vjeç dhe M. D, 28 vjeç, për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim en rinas arrestim ne rinas pashaporta falso rinas arrestim en rinas arrestim ne rinas pashaporta falso rinas

Sondazh

Poll