Aktualitet

Vdekja e turistëve, ambasada ruse: Besojmë në një hetim të gjithanshëm nga Shqipëria

17 Tetor 2021, 10:34 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasada ruse ka reaguar pas vdekjes së 4 turistëve rus në hotelin në Qerret. Ata konfirmojnë vdekjen e Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov, duke shtuar se trupat e tyre do të riatdhesohen në Rusi. Familjarët e të 4 turistëve janë lajmëruar për këtë ngjarje tragjike. Ndërkohë, ambasada shpreson se nga ana e Shqipërisë të ketë një hetim të gjithanshëm për ngjarjen e rëndë.

REAGIMI:

Rreth vdekjes së katër shtetasve rusë në Shqipëri: Ambasada ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov) në një hotel afër qytetit. Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese të vendit dhe heton rrethanat e asaj që ka ndodhur. Ne llogarisim një hetim të plotë nga pala shqiptare e shkaqeve të vdekjes së rusëve. Njoftohen të afërmit e të ndjerit. Do të ketë riatdhesim të trupave në vendlindje.

Dy gra dhe dy burra u gjetën të pajetë natën e 14 tetorit brenda saundës së hotelit “Gloria Palaçe” në Qerret. Dosja.al raportoi e para se çifti i bashkëshortëve Nataliia dhe Sergei Burenkov përkatësisht 58 dhe 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç janë gjetur të pajetë në dhomën e saunës të resortit luksoz, rreth orës 23:00. Aktualisht po hetohet në dy pista, asfiksia për shkak të klorit në pishinën dimërore, ose një helmim i mundshëm nga ushqimi.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret ambasada ruse 4 ruset e vdekur ne qerret ambasada ruse

Sondazh

Poll